TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 20:49

Nëna e futi në qese dhe e hodhi në lumë, policia gjen pas disa orësh kërkimesh trupin e foshnjës

Shkruar nga Pamfleti

Nëna e futi në qese dhe e hodhi në lumë, policia gjen pas

Policia ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Bëhet me dije se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Krujë ku pas lindjes në banesën e saj 42-vjeçarja vrau foshnjën dhe e hodhi në lumin e Tapizës. 

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lumë.

Ndërsa bashkëshorti i saj u shpreh se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë.

42-vjeçarja ishte nënë e 5 fëmijëve, tre vajzave dhe dy djemve rreth të 20-ave. Bëhet me dije se për këtë shtatzëni, ajo nuk u paraqit te mjeku në asnjë moment dhe nuk kishte një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës.

 

Lini një Përgjigje