TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 20:41

Vrasja e Gentian Bejtjas, Karamuço: Do të kishte zbardhur shumë ngjarje nëse do ishte kthyer në "pendito"

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentian Bejtjas, Karamuço: Do të kishte

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se vrasja e Gentian Bejtjas, i cili u ekzekutua javën e kaluar në shtëpinë e tij, ishte e paralajmëruar disa herë.

Karamuço u shpreh gjithashtu se nëse policia do ta kishte marrë në mbrojtje, Bejtja do të kishte zbardhur shumë ngjarje.

“Është një dështim sepse është një ngjarje e paralajmëruar tre herë dhe i referohem personazhit që ka qenë në të gjitha sistemet dhe kartelat kriminale të policisë së shtetit. Ngjan si amanet i kolegut të tyre që humbi jetën për shkak të atentatit ku viktima në fjalë siguroi makinën dhe ishte pjesë e grupit që realizoi vrasjen e komisar Lames. Më pas nuk e di në çfarë rrethanash është përfshirë edhe në dyshimet në vrasjen e bankierit Santo dhe më pas në disa vrasje në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës, i dyshuar edhe si sigurues i të gjitha mjeteve dhe infrastrukturës por edhe i përfshirë. Policia nuk ka punuar asnjëherë ndaj këtij personazhi edhe për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë sepse po ta kishte marrë në mbrojtje jo vetëm që nuk do të ishte vrarë por do të kishte treguar një sërë ngjarjesh që sot ngelen të mbyllura.

Ne dimë që në atë zonë një pikëpyetje të madhe nuk hyn dot vetëm oficeri i policisë së zonës por vetëm RENEA dhe FNSH. Shteti nuk ka arritur dot ta nënshtrojë aq kilometra katror sa janë, në kuptimin e sundimit të ligjit. Kudo që ka pasur ngjarje të rënda kriminale ka qenë Fushë Kruja kryefjalë. Ka ardhur koha që të nxirren këto lista dhe të rishikohen dhe të krijohet me një inteligjencë mënyra se si duhet zbuluar këto raste. Si ka mundësi në një shtëpi ku pritet të ndodhë një atentat dhe personi është në ndjekje për ngjarjen paraardhëse ku humbi jetën kunati i vet, nuk vihen dot tre apo 4 kamera të fshehta që të mbahen nën survejim këto zona”, tha Karamuço për “Abc News”.

Lini një Përgjigje