
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë ku një 42-vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën në banesë dhe e ka hedhur në lumë.
E reja u arrestua nga policia pas aktit makabër. Leta Koçi ka pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje