TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 14:23

Dhunuan anëtarin e Këshillit Bashkiak në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan anëtarin e Këshillit Bashkiak në Sarandë, shpallen

Enea Vasili, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është dhunuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga shtetasit Gentjan Papagjika, 44 vjec dhe Lulëzim Tabaku, 35 vjec, te dy banues në Sarandë e me precedente penalë.

Policia i ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.

sarande enea vasili keshilli bashkiak

Lini një Përgjigje