
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij policia i gjeti në automjet 3000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
Policia në Krujë ka arrestuar Gent Dedej, 26 vjeç banues në Krujë, pasi iu gjetën sende të paligjshme. Të riut i janë gjetur fara të dyshuara kanabisi, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi të municionit luftarak dhe 3 celularë.
"Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas që transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.
Lini një Përgjigje