
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D. në kuadër të ligjit antimafia.
Pasuritë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.
Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.
Njoftimi i prokurorisë
Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme:
- Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe
- Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.
Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.
Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).
Lini një Përgjigje