TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 16:19

Dogjën dy automjete pas konfliktit, arrestohen 4 të rinjtë në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Dogjën dy automjete pas konfliktit, arrestohen 4 të rinjtë

4 të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se kanë djegur 2 automjete gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në pranga kanë rënë një 18-vjeçar, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.

Bëhet me dije se 18-vjeçari i arrestuar është Kristo Sharko. Konflikti dyshohet se ka qenë për një vajzë.

Nga pamjet filmike, policia zbuloi se 4 të rinjtë, për motive të dobëta dogjën automjetin e një 20-vjeçari dhe të një 18-vjeçari.

“Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMË” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje