Publikohet identiteti dhe fotoja e 30-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në La Catena të Italisë, pasi u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër.
Dhurim Shini, banues në Gaeta është përplasur me një makinë në të cilën udhëtonin dy gra, të dyja të plagosura rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në automjetin tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Përpjekjet e personelit për shpëtimin e të riut ishin të padobishme, pasi shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Sipas medias italiane, në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.
Lini një Përgjigje