
Policia belge ka lënë në burg dy shqiptarët që u arrestuan pasi tentuan të rrëmbejnë një personi të identifikuar si Willebroek, Bonheiden, 58 vjeç.
Ngjarja ndodhi në 9 nëntor, kur dy shqiptarët me maska në fytyrë sulmuan një person të cilin e spërkatën me lëndë djegëse në sy dhe tentuan ta tërhiqnin zvarrë për ta futur në furgon, por duke mos pasur sukses.
Pas disa ditësh u arrestua 24-vjeçari shqiptar M.K, ndërsa më 22 dhjetor u bë i mundur arrestimi i bashkëpunëtorit të tij shqiptarit A.H, 33 vjeç.
Mediat belge raportojnë se deri më tani hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se viktima e synuar për t’u rrëmbyer, nuk ka asnjë lidhje me bandat kriminale dhe se autorët mund të kenë ngatërruar person.
Lini një Përgjigje