TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 20:09

Aksident në Durrës, automjeti përplas efektivin e policisë rrugore

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Durrës, automjeti përplas efektivin e policisë

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pranë muzeut të dëshmorëve në Durrës.

Paraprakisht deklarohet se punonjësi i policisë ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet. 

Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forca policie janë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje