TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2024, 17:07

Policia belge operacion ndërkombëtar kundër mafies shqiptare, arrestohen 17 persona

Shkruar nga Pamfleti

Policia belge operacion ndërkombëtar kundër mafies shqiptare,

17 persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku është goditur një organizatë kriminale shqiptare.

Operacioni është shtrirë në disa shtete, ndërsa mediat belge bëjnë me dije se hetimi ka nisur në qytetit e Antwerp. Deri tani janë arrestuar 17 persona, nga të cilët 12 në Belgjikë.

Kontrollet në Belgjikë u zhvilluan në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato janë rezultat i një bashkëpunimi midis policisë gjyqësore federale (PJF) dhe policisë lokale në Antwerp.

Operacioni mësohet se është shtrirë edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri.

Ndërkohë, pritet të zbulohen detaje të reja gjatë orëve në vijim.

Lini një Përgjigje