
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.
Të arrestuarit janë Rudi Ruzani dhe Fundim Masha. “Blutë” po ashtu kanë sekuestruar edhe dy automjetet më të cilat po transportoheshin emigrantët dhe dy celularë.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 63”. U kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 63”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, 49 vjeç dhe 39 vjeç, banues në Durrës.
Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje