Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e dënimit me burg.
Rraja rezultonte në kërkim prej kohësh, i akuzuar nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit.
Ramazan Rraja, u arrestua më 19 prill, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30 vjeçari në momentin e arrestimit shoqërohej me një tjetër person të kërkuar, i cili u prangos gjithashtu.
Rraja ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. Ai ka tentuar të korruptojë efektivët që e ndaluan, duke ju thënë: “Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki.”
Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.
Lini një Përgjigje