
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në rreth rrotullimin e TEG-ut, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçar.
Sipas informacioneve 40-vjeçari i cili ishte drejtues në një nga mjetet e përfshira në aksident është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur t’ju mbijetoi plagëve të marra.
Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy shoferët e tjerë njëri 23 vjeç, dhe tjetri 30 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që polica dhe grupi hetimorë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje