TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2023, 20:28

Plas sherri në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen 2 vëllezër; shpallen në kërkim 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen 2

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku dy vëllezër janë konfliktuar me 4 vëllezër të tjerë në një dyqan lulesh.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas konfliktit me sende të forta dy vëllezërit D. Gjoka dhe K. Gjoka që kishin në pronësi dyqanin e luleve janë konfliktuar fizikisht me Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi (vëllezër). Këta dy të fundit kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Sakaq, polica njofton gjithashtu 4 vëllezërit janë shpallur në kërkim.

“Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”, njofton policia.

kruje sherr 2 vellezer

Lini një Përgjigje