
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një person i cili po punonte me autokombajnë, aksidentalisht ka prekur telat e korrentit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga informacionet e para mësohet se 35-vjeçari kishte shkuar në një arë në Orikum për të korrur grurë. Sipas të dhënave paraprake viktima është identifikuar si Arber Jazo Ferati.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimorë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje