
30 granata difensive gjenden në fshatin Ballë të Njësisë Administrative Ballaban, Këlcyrë. Granatat u zbuluan nga disa punonjës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.
Bëhet me dije se policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për të mos u afruar askush. Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e të cilit janë evakuuar.
Priten forcat xheniere në vendngjarje për të operuar më tej për evadimin apo plasjen e tyre të kontrolluar. Besohet se granatat janë të kohës së luftës italo-greke.
Lini një Përgjigje