
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë shkaktuar aksidente me pasojë vdekje të dy personave.
Policia bën me dije se 34-vjeçari i arrestuar drejtonte automjetin në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 35 vjeçar.
“34-vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka arrestuar gjithashtu një 33 vjeçar i cili duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor ku si pasojë e aksidentit humbi jetën 82-vjeçari.
“33-vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e një 82-vjeçari”, njofton policia.
Lini një Përgjigje