TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2023, 07:14

U vra nga 28-vjeçari shqiptar në një diskotekë, dhurohen të gjitha organet e zjarrfikësit italian

Shkruar nga Pamfleti
U vra nga  28-vjeçari shqiptar në një diskotekë, dhurohen
Klajdi Mjeshtri dhe Giuseppe Tucci

Kishte qenë dëshira e Giuseppe Tucci-t që pas vdekjes organet e tij të dhuroheshin.

Dhe kështu ndodhi. Të gjitha organet e zjarrfikësit 34-vjeçar u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit. Tucci humbi jetën në Rimini, fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë.

Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Hetuesit e konsiderojnë 28-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë. Ai akuzohet se e vrau zjarrfikësin italian duke e rrahur barbarisht me grushta e shkelma. E goditi rreth 50 herë në një rrugicë pranë diskotekës Frontemare, ku shqiptari punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për motive banale brenda diskotekës dhe përfundoi në tragjedi jashtë saj.

 

giuseppe tucci klajdi mjeshtri

Lini një Përgjigje