
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike.
Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë 3 të rinjtë Renato Leci, 21 vjeç dhe Elvis Leci, 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin Endri Mezhika, 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.
Të rinjtë shisnin kokainë në zonën e plazhit. Për pasojë janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje