TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2023, 10:25

Kontrolli blic në kampin e Muxhahedinëve në Manëz, reagon policia: Po zbatojmë urdhrin e SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli blic në kampin e Muxhahedinëve në Manëz, reagon

Policia e Shtetit në një reagim zyrtar bën me dije se kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Manëz  të Durrësit janë kryer në të gjitha ambientet dhe zyrat e kampit.

Gjithashtu thekson se Policia e Shtetit thekson se janë marrë masa për kryerjen e kontrolleve, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

"Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar."- njofton policia. 

kontrolli blic në kampin e muxhahedinëve në manëz

Lini një Përgjigje