TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 20:17

Po pastronte armën, humb jetën aksidentalisht 45-vjeçari në Maliq

Shkruar nga Pamfleti

Po pastronte armën, humb jetën aksidentalisht 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të diele në Maliq, ku një person ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se një 45-vjeçar i identifikuar si Taulant Myftarlli ka humbur jetën aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zëmblak. 45-vjeçari ka qenë duke pastruar armën tip çifte ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Policia nodhet në vendin e ngjarjes, teksa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

arme aksident maliq 50-vjecari

Lini një Përgjigje