TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2024, 12:54

'Plumbi i artë'/ Rrëfimet e Nuredin Dumanit, SPAK kërkon hetime shtesë për Talo Çelën

Shkruar nga Pamfleti

'Plumbi i artë'/ Rrëfimet e Nuredin Dumanit, SPAK

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për 20 të pandehur në kuadër të hetimeve për dosjen “Plumbi i Artë”.

Hetimet janë mbyllur për Nuredin Dumanin i cili është bashkëpunëtor i drejtësisë, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.

Ndërsa hetimet për Florenc Çekrezin është pushuar akuza për grup të strukturuar kriminal, por vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ai u akuzua fillimisht si pjesë e grupit të strukturuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e Talo Çelës më 5 Nëntor 2020.

Por SPAK thotë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërsa për Talo Çelën hetimet janë zgjatur edhe me 6 muaj dhe dosja nuk është dërguar për gjykim pasi do të plotësohen hetimet për akuzën “Vrasje me paramendim”,  e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi, “Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim,

Seanca paraprake e radhës për këtë pjesë caktohet në datë 29.07.2024 ora 10:00, duke u urdhëruar gjithashtu sekretaria gjyqësore të krijoj një fashikull të ri, i cili do qëndrojë në gjykatë.

 

spak talo çela nuredin dumani

Lini një Përgjigje