
Gjykata ka caktuar arrest me burg 20 ditë për Jetnor Zhabolin i cili burgosi nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur në shtëpi.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë ai tha se kishte frikë për ta dhe i izoloi për t’u kujdesur për familjen e tij.
“E kam bërë për t’u kujdesur për familjes sime se kisha frikë për ta”, është shprehur ai.
Jetnor Zhaboli në profesion ekonomist, kishte vendosur kamera për t’i monitoruar nëse dilnin jashtë apo jo.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.
Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.
Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.
Lini një Përgjigje