TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2024, 11:43

Goditi me sende të forta të birin, arrestohet babai në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me sende të forta të birin, arrestohet babai në

Një rast dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Lushnjës.

Një baba ka dhunuar djalin e tij, i cili përfundoi në spital nga plagët e marra.

Sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë, babai ka goditur me sende të forta djalin, i cilin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestohet babai dhunoi të birin

Lini një Përgjigje