TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2024, 11:27

Goditi policët dhe i kërcënoi me thikë, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Goditi policët dhe i kërcënoi me thikë, arrestohet 27

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur efektivin e policisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”, ku 27 vjeçari në gjendje të dehur ka goditur policët dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, njofton policia.

arrestim goditi policët

Lini një Përgjigje