TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2023, 21:47

Planifikuan atentatin në Berat, arrestohet një prej autorëve; në kërkim dy bashkëpunëtorët

Shkruar nga Pamfleti

Planifikuan atentatin në Berat, arrestohet një prej autorëve;

Një nga tre personat e shpallur në kërkim për atentatin e organizuar në Berat ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arli Shehun. 30-vjeçari së bashku me shtetasin Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, kishin planifikuar një atentat në Berat, por nuk dihet ende se kush ishte “preja” e tyre.

Të gjendur nën presionin e policisë ata kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë. 

Sakaq, brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.

Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

 

berat arrestim atentat

Lini një Përgjigje