TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 12:01

Plagosi vëllanë në Lushnje, zbardhet dëshmia e 77-vjeçarit: Doja të qëlloja dhe veten

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi vëllanë në Lushnje, zbardhet dëshmia e

Një konflikt mes vëllezërve është shënuar sot në Lushnje, ku 77-vjeçari Nazis Musaj, plagosi me armë zjarri vëllanë, ndërsa ky i fundit e ka goditur të vëllain me sëpatë.

77-vjeçari ka dëshmuar në polici se konflikti mes tyre për një pronë, ka nisur prej disa kohësh dhe për këtë ka njoftuar dhe policinë e zonës.

Sa i përket momentit të sherrit, 77-vjeçari shprehet se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, ka thënë 77-vjeçari.

lushnje plagosje konflikt prone

Lini një Përgjigje