Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Ibrahimit Licit në Turqi rreth një muaj më parë.
Lici , i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, u kap në banesën e mikut të tij me dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.
Gjatë kontrollit i janë gjetur një armë dhe 50 fishekë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.
Kush është Ibrahim Lici
Ibrahim Lici ishte një nga më të kërkuarit e policisë. Madje për arrestimin e tij u vendosën shpërblim një shumë e madhe parash, për cilindo që jepte informacion.
Më parë policia publikoi një listë në lidhje me informacionet me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri, ku një prej tyre është edhe Ibrahim Lici.
I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë.
Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.
“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njoftonte policia.
Lini një Përgjigje