
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Rrile të Lezhës.
Agron Puka, 54-vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij teksa po udhëtonte me makinë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (6 mars), në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë një shkollë, ku 54-vjeçari sapo kishte lënë fëmijët.
Ai është zënë në pritë nga autorët të cilët kanë qenë me një Audi të bardhë, dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij kur viktima po udhëtonte me makinën tip ‘Audi’.
Lini një Përgjigje