
Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi janë përfshirë në një vrasje një vit më parë në Leamington.
Policia ofron një shpërblim prej 10,000 paund për gjetjen e tyre.
Kevin Vucini, 25 vjeç, Brigen Carrica ‘Qarrica’ 21 vjeç dhe Rrezon Cengu 22, të tre me origjinë nga Shqipëria, kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t’iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa në orët e para të së enjtes, në 10 gusht të vitit 2023.
Autoritetet ofrojnë një shpërblim prej 10,000 £ për informacion mbi vendndodhjen e tyre, që do të thotë se ofrohen gjithsej 30 mijë paund.
Një hetim për vrasje u nis pasi 30 vjeçari Ben Daly u gjet i plagosur me armë zjarri në Ranelagh Terrace.
Dyshohet se ai u qëllua në “Frances Havergal Close” pak më herët, ndërsa ndërroi jetë teksa po transportohej në spital. Të tre kanë lidhje me Essex dhe ndoshta Londrën, ndërsa dyshohet se Cengu ka lidhje me Luton.
Lini një Përgjigje