![]()
7 shqiptarë janë arrestuar nga policia belge gjatë një operacioni antidrogë.
Banda shqiptare menaxhonte disa plantacione kanabisi, të cilët u arrestuan gjatë kontrolleve në shtëpi, kryesisht në Limburg.
Dhoma e Këshillit të Antwerpen ka vendosur masën e paraburgimit për 7 shqiptarëve dhe 1 gjerman. Ata u arrestuan kur policia kreu kontrolle të banesave në vende të ndryshme.
U çmontuan 3 plantacione aktive të kanabisit, ku u zbuluan më shumë se 1 mijë bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis të korrur.
Hetimi filloi vitin e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra dhe vazo lulesh, teksa ngjalli dyshime te hetuesit.
Lini një Përgjigje