TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 18:52

Vajza nga Venezuela ushtronte prostitucion/ Zbardhen detajet e ngjarjes në Durrës, e reja dhe 39-vjeçari sherr me grushte për pagesën

Shkruar nga Pamfleti

Vajza nga Venezuela ushtronte prostitucion/ Zbardhen detajet e ngjarjes në

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Durrës ku një shtetase nga Venezuela u hodh mbi tendën e një lokali nga kati i dytë.

22-vjeçarja Darjana Linares është konfliktuar fizikisht me 39-vjeçarin Ismet Zoto nga Shijaku, pasi nuk kanë rënë dakord për një pagesë.

E reja dyshohet se ishte punëtore seksi ku bashkë me një grup vajzash të tjera ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në qytetin bregdetar. 39-vjeçari me të cilin u konfliktua fizikisht ka tentuar ta vrasë.

“Ka dashur më shumë të zbresë është distancë e afërt dhe tenda nuk është çarë e thjesht, por është material i fortë. Ka tentuar të zbres duke menduar se nga tenda në tokë do jetë e thjeshtë.

Më pas ka kërkuar ndihmë dhe më pas ka ardhur zjarrfikësja që e kanë zbritur dhe më pas autoambulanca ka shoqëruar më tepër për protokoll. Ka pasur shkëmbime grushtesh me djalin nga Shijaku. Ka marrë dhe ai pjesën e vet nga ana e saj. Më pas edhe djali është shoqëruar në spital.

Do merren në pyetje. Djalit i vjen zor. Dhe nuk ka reaguar për pyetjet nga policia.

Por do japi përgjigje. Pyetja është çfarë duan këto vajza në Durrës. Këto janë enigmatike. Edhe për policinë është e paqartë marrëdhënia e djalit me vajzën. Duket se në mes është një sasi lekësh.

Dyshime ka por nuk jepen paraprakisht. Në Durrës ka shumë vajza të huaja që vijnë e punojnë në sistemin hotelier. Rrinë një farë kohe dhe largohen. Të shohim çfarë do të thotë policia. Nguruan ta pranonin tek unë nëse vajzat merreshin me prostitucion por të dhënat këtu lidhen”, tregon gazetari Artur Korriku për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje