TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 21:05

E rëndë në Durrës, 3-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës, 3-vjeçarja bie aksidentalisht nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës kur një 3-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin të shtatë të banesës, e cila ndodhej së bashku me prindërit në momentin e ngjarjes. 

Policia bën me dije se 3-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

"Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje