
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cukas të Fier-Sheganit ku dy vëllezër kanë përfunduar në spital pas një konflikti mes tyre për çështje prone.
70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.
57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.
Sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.
Lini një Përgjigje