TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 09:45

Atentati në Lezhë, 4 autorët i zunë pritë Agron Pukës me 'Audi'; rrezikuan edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Lezhë, 4 autorët i zunë pritë Agron

Një 54-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Rrilë të Lezhës.

Agron Puka ishte duke lëvizur me makinë kur u plagos nga një person i paidentifikuar.

54-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën). Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër”, tha policia.

Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë qenë katër persona.

Njeri prej tyre ka qëlluar me armë. Puka ishte duke lëvizur me makinën e tij, kur u qëllua. Dyshohet se ka marrë një plumb në krah dhe aktualisht, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ai është zënë në pritë nga autorët të cilët kanë qenë me një Audi të bardhë, dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij kur po udhëtonte me makinën tip ‘Audi’. Autorët kanë qenë 4 persona, 3 prej tyre kanë zbritur nga makina tip ‘Audi’ dhe kanë hapur zjarr në drejtim të 54-vjeçarit.

Pista kryesore e hetimeve është një konflikt që ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

Ky i fundit nuk raportohet të ketë precedent të mëparshëm penal, ndërsa mësohet se ka një fermë blegtorale në Balldren të Lezhës.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, pasi janë rrezikuar nga të shtënat me armë.

 

shkolla marash gjoni lezhë

Lini një Përgjigje