TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 10:55

U kap me drogë dhe armë, arrestohet 65-vjeçari në Tepelenë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë dhe armë, arrestohet 65-vjeçari në

Një 65-vjeçar, i identifikuar si Jorgo Gogo ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.

Sipas policisë, nën hetim është vënë një 42-vjeçar, i cili  u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi nga 62-vjeçari.

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Paralel”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. G., 65 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. S., 42 vjeç, të dy banues në Tepelenë.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Ndërkaq, procedimi penal për shtetasin L. S. nisi sepse u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi, nga shtetasi J. G.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje