TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2024, 10:40

Atentati në Lezhë, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Kërciti automatiku si në ’97!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Lezhë, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Kërciti

Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka shkaktuar panik dhe frikë tek nxënësit, mësuesit e prindërit.
Një nga dëshmitarët ka treguar se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të’, tha dëshmitari.

54-vjeçari Agron Puka mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Rrilë të Lezhës.

Ai ishte duke lëvizur me makinë kur u plagos nga një person i paidentifikuar.

54-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

agron puka lezhe

Lini një Përgjigje