TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 22:39

Plagosi bashkëshorten me thikë për motive xhelozie, vetëdorëzohet në polici 46-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi bashkëshorten me thikë për motive xhelozie,

46-vjeçari, Aleko Myrtollari autori i plagosjes me thikë të bashkëshortes së tij Manjola Myrtollari është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë 36-vjeçarja Myrtollari u transportua sot me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Kujtojmë se Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve. Ka qenë vajza 16-vjeçare që ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje dhe se 46-vjeçari konsumonte alkool. Ata kanë jetuar në Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më parë.

arrestohet 46-vjeçari

Lini një Përgjigje