TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 18:33

Arrestimi i Dakos dhe ish-zyrtarëve të Durrësit, mbulohet hyrja e Policisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Dakos dhe ish-zyrtarëve të Durrësit, mbulohet hyrja e

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur të fshehë arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit.

Një veshje e bardhë ka mbuluar hyrjen e Drejtorisë së Policisë Tiranë, aty ku dhe pritet të shkojnë personat për të cilët u lëshua urdhër-arresti i SPAK, me në krye Vangjush Dakon. Përmes kësaj manovre, policia nuk lejon që të filmohet nga gazetarët momenti i shoqërimit.

Në institucion janë marrë të gjitha masat për sigurinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe ish-zyrtarët e tij.

SPAK lëshoi sot urdhër-arresti për  Dakon dhe 10 ish-zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre.

 

spak dako

Lini një Përgjigje