
Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri pas pas mesnate në Greqi, pas të shtënave në zonën e Aspropirgos dhe po trajtohet në gjendje kritike në spitalin Thriasios në Elefsinë.
Siç është bërë e ditur nga policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me gjasë nga zona e Nea Zoit, pak kohë pas ndryshimit të orës dhe pak më vonë fëmija 15-vjeçar u gjet i plagosur në rrugë.
I mituri është rom me kombësi shqiptare dhe është dërguar në spital nga një 44-vjeçar i cili po kalonte aty me automjetin e tij.
I mituri i plagosur është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet i shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore, e cila po heton rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija dhe në kërkim të autorëve.
Lini një Përgjigje