TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2024, 13:40

Masakroi me thikë të moshuarin në Durrës, 39-vjeçari pranon krimin: Më kishte para borxh, humba qetësinë dhe e godita!

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi me thikë të moshuarin në Durrës, 39-vjeçari

Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e djeshme nga një krim makabër, ku një 82-vjeçar u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij.

Autori i dyshuar i krimit ka pranuar vrasjen e 82-vjeçarit, Gila pas arrestimit nga ana e policisë, duke deklaruar se viktima i kishte një borxh që s’pranoi ta kthente.

Kjo dëshmi e ka lënë skeptike policinë, që po heton më tej për të zbardhur plotësisht motivin.

Me kishte 200 mijë lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5-të ku unë banoj te sheshpushimi i shkallëve. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më kishte se me duheshin lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë.

Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ika edhe nga shtëpia për t’i shpëtuar policisë”, tha 39-vjeçari Fation Janina.

Lini një Përgjigje