TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2024, 09:55

Tapë në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në Cërrik-Gramsh

Shkruar nga Artan Fuga
Tapë në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në
Arrestohet nga APM polici që shkaktoi aksidentin në Cërrik-Gramsh

Një inspektor i Komisariatit të Policisë Cërrik është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkaktimin e një aksidenti rrugor në aksin nacional Cërrik-Gramsh.

Inspektori H. B., 57 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij “Volkswagen” më datë 28.12.2024, kur u përfshi në një përplasje me një automjetin tip “Nissan”.

Si pasojë e aksidentit mbeti e dëmtuar drejtuesja e mjetit tjetër, shtetasja M. XH.

Gjatë testi të alkoolit që u krye ndaj Inspektorit të policisë, ai rezultoi pozitiv me një përqendrim prej 1.07 mg/L.

Si pasojë e këtij incidenti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi inspektorin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në cërrik-gramsh amp

Lini një Përgjigje