Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina, i cili ka disa plagë thike në pjesën e trupit dhe fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. Ai jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i i kishte në Itali.
Pikërisht kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur.
Familjarët më pas kanë telefonuar policinë, e cila ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur pa shenja jete të moshuarin.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Lini një Përgjigje