TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2024, 14:44

Armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arretsohen dy persona ne Burrel dhe Bulqizë 

Shkruar nga Pamfleti

Armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arretsohen dy persona ne Burrel dhe

Dy persona kanë rënë në prangat e policsë në Burrel dhe Bulqizë. 

Policia e Burrelit ka arrestuar Andi Sadën, 23 vjec i cili ishte në kërkim për armëmbajte pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, në Bulqizë u arrestua një 31-vjeçar, Gerhard Lala i cili teksa ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, u kap duke shitur lëndë narkotike canabis.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

"Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim. 

Në Burrel, kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Në Bulqizë, kapet dhe arrestohet një 31-vjeçar, i cili teksa ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, u kap duke shitur lëndë narkotike canabis.

Shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatet e Policisë Mat dhe Bulqizë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që thyejnë masat e sigurisë, organizuan punën për kapjen e dy prej tyre.

Si rezultat, në qytetin e Burrelit është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A.S., 23 vjeç, banues në Burrel.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

Në Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje