
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë zjarri me vete.
Policia i ka sekuestruar gjithashtu edhe një dorezë metalike. Mësohet se i mituri është hapur në flagrancë në Fushë-Mëzez.
“Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje