TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2024, 10:51

Prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë me vlerë 2.5 mln euro; kush ishte biznesmeni Ndue Gjergji që u vra në atentat në 2020

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë me vlerë 2.5 mln euro;
Paulin Markaj, i njohur edhe si Ndue Gjergji

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të Paulin Markajt, i njohur edhe si Ndue Gjergji, i cili u ekzekutua në një atentat më 30 maj të vitit 2020 në qytetin e Laçit. 

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të Gjergjit dhe familjarëve të tij, sqarohet se ‘rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë  kriminale’.

Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani, i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Fillimisht Gjergji, mbeti i plagosur rëndë, por s'i mbijetoi dot plagëve.

Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5'. Ngjarja u zbardh dhe ka autorë të arrestuar dhe dënuar.

Po kush ishte Ndue Gjergji?

Paulin Markaj u ekzekutua në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup autorësh që ishin maskuar me uniforma policie.

Bujar Lika apo Paulin Gjergji alias Markaj, ishte pronar i disa bizneseve në Shqipëri, kompanisë “Antoni New-York”, kompania e kazinove “Intertronic” (Vegasi në Bllok), kompania e tregtimit të gazit në Shqipëri “Petro Gaz Albania-n” dhe ish-Bar Restorant “Nicolini” në afërsi të ish-hotel “Dajtit që nuk mundi t’i mbijetojë kësaj ngjarje duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Por nisur nga dëshmia e banakierit, thuhet se autorët e thirrën në emër Bujar Likën, shënjestra ka qenë ai, ndërsa në largim e sipër qëlluan edhe Markajn që vdiq në spital. 

Bujar Hasani (Lika) njihej si miku i Ervis Martinit, person me precedent penal, por në disa raste ka mundur t’ia hedhë drejtësisë. Në ngjarjen ku mbeti i vrarë Enton Nikaj në zonën e Dajtit në Tiranë, Bujar Hasani, u deklarua i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Një nga pistat dyshohet se është pazaret e drogës dhe pronat në Tiranë.

 

paulin markajt i njohur edhe si ndue gjergji

Lini një Përgjigje