TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2024, 13:04

Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt,
Arben Isaraj

Gjendet i pajetë në banesë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt ish-drejtorit të Transportit Rrugor.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Altin Isaraj u gjet pa shenja jete në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së Isarajt.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor të vitit 2018 për veprat penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’. Vëllai i Arben Isarajt, doli nga burgu në viti 2019, ndërsa iu cakta masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, asokohe Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Transportit Rrugor.

Vijon...

Lini një Përgjigje