TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2024, 16:15

Apeli rrëzon prokurorinë për masakrën e Dobraçit, rikthen në detyrë 4 efektivët që “nuk njohën” Ibrahim Licin

Shkruar nga Pamfleti

Apeli rrëzon prokurorinë për masakrën e Dobraçit,

Gjykata e Apelit ka rrëzuar prokurorinë dhe Shkallën e Parë lidhur me pezullimin e 4 efektivëve që shkuan të parët në vendin ku ndodhi masakra e Dobraçit.

Apeli ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar (i dyshuar Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima.

Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

4 efektivet e dyshuar për shpërdorim detyre do te hetohen ne gjendje te lire me mase sigurie detyrim paraqitje.

Lini një Përgjigje