
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit” ku janë përfshirë tre automjete.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur Gjegjën. Për shkak të përplasjes një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit. Ndërkohë qarkullimi në këtë segment është ndërprerë, duke devijuar lëvizjen në rrugë dytësore
Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje